Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Dritare e hapur” takon lexuesit e rinj me artin e vargut poetik

Shkrimtari Xhevat Syla të premten në Panairin e Librit në Prishtinë ka takuar lexuesit e tij të cilëve ua sjell veprën e radhës, “Dritare e hapur”

Shkrimtari Xhevat Syla të premten në Panairin e Librit në Prishtinë ka takuar lexuesit e tij të cilëve ua sjell veprën e radhës, “Dritare e hapur”

Imazh simpatik në Panairin të Librit të premten kanë qenë lexuesit e vegjël që prisnin firmën e autorit të rrëfimit më të ri për ta. Tregimet nga poezitë e veprës “Dritare e hapur” nga Xhevat Syla e kanë mbushur plot gjatë paradites stendën e hijshme të “Dukagjinit”.

Shkrimtari i njohur për fëmijë, duke zbuluar tematikën e disa prej poezive,  ka thënë se vepra e tij është tejet edukuese për institucione historike e figura që mbesin në historinë e letërsisë shqipe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Libri përmban poezitë e mia më të reja të shkruara për fëmijë dhe të rinj. Kam bërë një përzgjedhje të tyre dhe natyrisht se ka tema të ndryshme. Ka edhe përkushtime, për të cilat jam i lumtur që i kam realizuar në shkrimet e mia për fëmijë, përkatësisht poezitë, siç është ‘Gjuha jonë’, poezi për autorin e parë të letërsisë për fëmijë, Konstantin Kristoforidhi, por edhe për autorin e parë të librit të parë për fëmijë të botuar në letërsinë shqipe, vjersha për mësonjëtoret e para të Naim Frashërit. Por edhe për një shkrimtar që brezi im e ka dashur shumë dhe e duan të gjithë ata që e lexojnë, Migjenin”, ka thënë ai.

Ka thënë se ka zgjedhur poezi që i ka konsideruar si “më të arrira në kuptimin artistik”.

Vepra e tij ka dalë këtë muaj, pikërisht një gjysmë shekulli prej librit të tij të parë për fëmijë. “Syri i pranverës” konsiderohet si vepra e parë e Sylës, botuar më 1976.

“Libri lexohet dhe i ka lexuesit e vet. Unë pata një paraqitje të librit tim më të ri për fëmijë. Në një takim shumë spontan që u organizua te stenda e ‘Dukagjinit’, ndër më të rregulluarat, shumë e bukur. Në prani të nxënësve dhe mësueseve të tyre, të disa shkrimtarëve, por edhe mysafirë të tjerë. Një takim që ma shtoi gëzimin e botimit të librit më të ri që vjen në 50-vjetorin e botimit të librit tim të parë për fëmijë. E ky është më i riu. Ka edhe vepra që presin të botohen”, ka thënë Syla.