Golden Eagle Ylli e fitoi të enjten Ligën Unike, por të dielën është “rrahur” keq nga Bashkimi në Prizren.
Në ndeshjen e fundit të xhiros së 26-të, Bashkimi fitoi ndaj suharekasve me rezultatin 95:70.
Prizrenasit që në çerekun e parë nisën shkëputjen dhe dominuan deri në fund.
Dequon Lake shkëlqeu te Bashkimi me 20 pikë e gjashtë kërcime. Shanon Shorter i kishte 17 pikë e katër kërcime. Lejson Zeiqi ndihmoi fitoren me 12 pikë, tetë kërcime e tri asistime.
Tyreek Smith ishte më i miri te Ylli me 21 pikë e shtatë kërcime. Lish Shoshi realizoi 15 pikë e nëntë kërcime.
Edhe
Bashkimi e fiton derbin dramatik ndaj Yllit
Bashkimi është i dyti me 44 pikë. Nga kjo pozitë edhe do të startojë në plejof.
Ylli është i pesti me 36 pikë. Deri në fund të stinorit të rregullt kanë mbetur edhe dy xhiro.