Në Rijekë të premten mbrëma për pak sa nuk ka ndodhur një tragjedi në një ndeshje basketbolli.
Koshi u rrëzua dhe për pak sa nuk ra mbi basketbollistin e Splitit.
Incidenti ndodhi në palestrën “Centar Zamet”, në minutën e 18-të të ndeshjes mes Kvarnerit dhe Splitit, në elitën kroate.
Qendra e Splitit, Demajeo Wiggins, që ishte basketbollisti më i mirë deri në atë moment me 14 pikë, pesë kërcime e katër asistime, ishte me fat.
Ëiggins bëri ngulitje kur rezultati ishte 48:47 për nikoqirin. Ai e shmangu për pak incidentin që do të mund të përfundonte në tragjedi, por i ka shpëtuar më të keqes.