Basketboll

Berisha, basketbollisti më i mirë i vitit

Dardan Berisha

Dardan Berisha është shpallur basketbollisti më i mirë i vitit. Këtë çmim e ka ndarë të premten mbrëma Federata e Basketbollit e Kosovës. Berisha është pjesë e GO+Pejës. Është prej lojtarëve më të dalluar te skuadra pejane. 

Ndërsa basketbollistja më e mirë e vitit është shpallur Malvina Haziri. 

Haziri luan për skuadrën, Washington State Cougars. 

Ndërsa çmimi i klubit më të mirë të vitit i ka takuar Trepçës. Trepça është kampione në fuqi e Kosovës. Po ashtu klubi nga Mitrovica është fitues në fuqi i Kupës së Kosovës. 

Ndërkoha klubi më i mirë te femrat është shpallur KBF Bashkimi. Basketbollistet e Bashkimit janë kampione të fuqi të Superligës së Kosovës. 

Ndërsa trajneri më i mirë i vitit është shpallur Bujar Loci. Loci e drejton skuadrën e Rahovecit 029.