Bora e ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Golden Eagle Yllit me rezultatin 74:69.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën në palestrën “13 Qershori” në Suharekë i takoi xhiros së 20-të të elitës së basketbollit kosovar.
Bora i fitoi dy çerekët e parë me rezultatet 23:15 dhe 23:20. Skuadra prishtinase shkoi në pushim me 11 pikë epërsi, 46:35.
Bora e fitoi edhe çerekun e tretë me rezultatin 15:13. Ylli u afrua në dhjetëminutëshin e fundit duke e fituar me tetë pikë epërsi, 21:13. Por në fund fitorja i takoi Borës.
Shaquan Jules ishte më i dalluari te Bora me 21 pikë, tetë kërcime dhe një asistim. Alex Hunter kishte 13 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.
Ndërsa tek Ylli lojë të mirë pati Tyreek Smith me 18 pikë dhe 11 kërcime.
Për Yllin ishte disfata e tretë radhazi në kampionat.