Bora e ka thelluar edhe më shumë krizën e Pejës.
Të dielën në “Karagaçi” skuadra prishtinase e mposhti GO+ Pejën me rezultatin 80:72. Ishte kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e 24-t të Superligës së Kosovës në basketboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Pejën kjo ishte humbja e pestë rresht në Superligë.
Bora është shkëputur në vendin e tretë me 37 pikë. Peja mbetet e pesta me 34 pikë.
Peja e fitoi çerekun e parë me rezultat 23:18, kurse pas pjesës së parë rezultati ishte 41:39 për skuadrën vendase. Në fund të çerekut të tretë Peja ishte në avantazh 58:53, por Bora bëri kthim të madh në çerekun e katërt për fitore të vlefshme.
Shaquan Jules ishte më i dalluar te Bora me 18 pikë e 10 kërcime. Tyler Cheese i kishte 25 pikë e katër asistime.
Te Peja lojë pak më të mirë kishte Cesare Edwards me 9 pikë e 9 kërcime. Më efikasi ishte Daquan Bracey me 19 pikë.