Detroit Pistons mbetet skuadra e dytë më e fortë aktualisht në NBA, pas Oklahoma City Thunderit.
Lideri i Konferencës së Lindjes fitoi 142:115 ndaj Atlanta Haëks dhe e regjistroi fitoren e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit.
Detroiti u udhëhoq nga 17 pikët e shënuara nga Isaiah Stewart.
Në total, shtatë basketbollistë të Detroitit shënuan pikë dyshifrore, ndërsa 12-të të tjerë realizuan të paktën nga shtatë pikë.
Vetëm Milwaukee Bucks në edicionin 2018/2019 dhe San Antonio Spursi në edicionin 2021/2022, e kanë arritur këtë më herët.
Detroit Pistons tani ka 20 fitore e pesë disfata, ndërsa Oklahoma City Thunderi në Konferencën e Perëndimit ka 24 fitore e një humbje.
Stephen Curry ndërkohë ishte i pandalshëm, por skuadra e Golden State Warriorsit nuk arriti fitore, pavarësisht 39 pikëve të tij.
Kalifornianët humbën 127:120 nga Minnesota Timberwolves në kthimin e Curryt pas pesë ndeshjeve mungesë.
Që prej vitit 2018, Curry ka realizuar të paktën 35 pikë në 94 ndeshje të NBA-it.
Medalisti i artë olimpik në “Parisi 2024”, e theu rekordin që mbahej nga legjenda Michael Jordan.
Jordani e kishte ecurinë në 93 ndeshje në këtë statistikë.