Sonte prej orës 18:45 luhen tri ndeshje të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në basketboll.
Gara është e hapur në shumë fronte, ndërsa ka pasur paqartësi lidhur me skenarët e mundshëm.
Dhe FBK-ja pak pa nisur ndeshjet ka lëshuar sqarim lidhur me situatën.
Sqarimin e saj e publikojmë të plotë:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGara është shumë e ashpër për vendin e gjashtë dhe për mbijetesë, kurse Golden Eagle Ylli dhe Peja do të luftojnë për vendin e katërt.
Nëse therandasit fitojnë, atëherë do të përfundojnë në vendin e katërt, kurse nëse humbasin dhe pejanët fitojnë, atëherë verdhezinjtë do të jenë në vendin e katërt.
Gara e ashpër është për vendin e gjashtë dhe mbijetesë.
Sigal Prishtina ka 37 pikë, kurse Vëllaznimi dhe Rahoveci 029 nga 36.
Skenari 1
Nëse fiton Vëllaznimi dhe humbasin Sigal Prishtina dhe Rahoveci, atëherë renditja do të jetë: 6 Vëllaznimi, 7 Sigal Prishtina, 8 Rahoveci 029
Skenari 2
Fitojnë Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi e humbet Sigal Prishtina, atëherë pozitat do të jenë: 6 Sigal Prishtina, 7 Rahoveci 029, 8 Vëllaznimi
Skenari 3
Fitojnë Sigal Prishtina, Vëllaznimi dhe Rahoveci 029, atëherë pozitat do të jenë: 6 Sigal Prishtina, 7 Rahoveci 029 dhe 8 Vëllaznimi.