Basketboll

Fitore e madhe e Bosnjës dhe Beqiragiqit ndaj Greqisë

Adis Beqiragiq

Bosnjë-Hercegovina ka shënuar fitore shumë të rëndëisshme të martën në Eurobasket.
Në kuadër të Grupit C, Bosnja në Qipro fitoi ndaj Greqisë me rezultat 80:77. Përzgjedhës i Bosnjë-Hercegovinës është trajneri i Trepçës, Adis Beqiragiq.

Bosnjën drejt fitores e udhëhoqi Jusuf Nurkiq me 18 pikë, dhjetër kërcime e tri asistime. John Roberson po ashtu i kishte 18 pikë. Edin Atiq i realizoi 15 pikë. 

Greqia u paraqit pa yllin më të madh, Giannis Antetokounmpo. Më i miri te grekët ishte Kostas Sloukas me 15 pikë e tetë asistime. 

Për Greqinë ishte humbja e parë pas tri fitoreve. Bosnja tani ka dy fitore e dy humbje. Të enjten Bosnja e Beqiragiqit luan me Gjeorgjinë, ndërsa Greqia me Spanjën.