Golden Eagle Ylli e fitoi 93:82 ndeshjen e parë të çerekfinales së plejofit në elitën e basketbollit kosovar ndaj Pejës.
Por të mërkurën mbrëma në “Karagaçi” në Pejë, “verdhezinjtë” shkëlqyen duke fituar 99:81, për ta barazuar serinë në 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani gjysmëfinalisti i parë do të përcaktohet në vikend, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Pjesën e parë, Peja e mbylli me tri pikë epërsi, 46:43.
Më pas e dominoi tërë çerekun e tretë, të cilin e fitoi 30:17. Periudha e katërt u mbyll 23:21 në të mirë të vendësve dhe fitorja e vendësve nuk u rrezikua.
Art Hajdari ishte më i dalluari në fitore me 16 pikë, pesë asistime e tri kërcime. Kontribut dha edhe Daquan Bracey me 17 pikë, gjashtë asistime e katër kërcime.
Tyreek Smith ishte më i miri te Golden Eagle Ylli me 18 pikë, shtatë kërcime e një asistim.
Suharekasit e kanë epërsinë e terrenit vendës pasi përfunduan në pozitën e katërt në stinorin e rregullt me 40 pikë, një më shumë se Peja që përfundoi e pesta.
Fituesi i ndeshjes së ardhshme do të luajë në gjysmëfinale me Trepçën. Trepça do ta ketë përparësinë e terrenit pasi përfundoi e para në stinorin e rregullt me 53 pikë.