Basketboll

Greqia fiton ndeshjen dramatike ndaj Finlandës, renditet e treta

Giannis Antetokounmpo - Greqia

Greqia e fitoi 24:15 çerekun e parë dhe 24:19 të dytin. Pas pjesës së parë, Greqia ishte në epërsi 48:34 ndaj Finlandës.

Kështu dukej që ndeshja për vend të tretë në Eurobasket, përfundoi që në pjesën e parë. Pas çerekët të tretë Greqia ishte në epërsi 69:56. Për sërish ndeshja nuk u mbyll.

Finlandezët e pandalshëm nuk u dorëzuan dhe e bënë fundin e ndeshjes maksimalisht dramatik. 
Pesë sekonda para fundit, Finlanda u afrua në vetëm një pikë, 90:89. Por ylli i NBA-së, Giannis Antetokounmpo shënoi dy gjuajtje të lira për rezultatin 92:89, me të cilin edhe përfundoi ndeshja. Gjuajtja e fundit e Finlandës nuk e gjeti koshin.

Kështu medalja e bronztë e Eurobasketit i takon Greqisë. Finlanda përfundon në vendin e katërt. Kualifikimi në gjysmëfinale është sukses shumë i madh për Finlandën dhe historik po ashtu.

Antetokounmpo ishte i shkëlqyer në ndeshjen e së dielës pasdite. I realizoi 30 pikë, ndërsa i kishte edhe 17 kërcime e gjashtë asistime. Tyler Dorseyu i shtoi 20 pikë, ndërsa 15 i kishte Vasileios Toliopoulos.

Te Finlanda më i miri ishte Mikael Jantunen me 13 pikë, shtatë asistime e gjashtë kërcime. 
Elias Valtonen i kishte 18 pikë e pesë kërcime. Lauri Markanen ndeshjen e përfundoi me 19 pikë e 10 kërcime. Edon Maxhuni luajti 16 minuta për Finlandën, por pa ndonjë kontribut.