Drilon Hajrizi do të jetë mungesë e madhe e Kosovës në ndeshjen e 27 shkurtit ndaj Sllovakisë.
Hajrizi, që është prej lojtarëve kryesorë te Kosova, ka treguar për KOHËN pse nuk do të jetë në dispozicion të selektorit Bujar Loci për ndeshjen e rëndësishme të parakualifikimeve për Eurobasket 2029.
“Kam pasur telashe me gju, por për shkak të orarit shumë të ngjeshur dhe ndeshjeve të shpeshta nuk kam mundur të kem pushimin dhe trajtimin e duhur. Mjeku më ka kërkuar që të pushojë një javë deri në dhjetë ditë në këtë fazë dhe për këtë arsye e kam të pamundur të jem në dispozicion të reprezentacionit. Për këtë e kam njoftuar edhe Federatën e Basketbollit të Kosovës përmes një emaili”, ka thënë Hajrizi të dielën mbrëma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është prej lojtarëve të rëndësishëm të Trepçës dhe bashkë me Dardan Berishën për mbi një dekadë lojtarët më të mirë nga Kosova.
Kosovës i mungojnë edhe kapiteni Dardan Berisha dhe Meriton Ismaili.
Rrjedhimisht ndeshja ndaj Sllovakisë pritet të jetë shumë sfiduese.