Është refuzuar ankesa e KB Vëllaznimi lidhur me renditjen përfundimtare në Superligën e Kosovës në basketboll. Vendimin e mori Komisioni i Ankesave dhe i Arbitrazhit i FBK-së.
Kështu skuadra gjakovare, ashtu siç kishte njoftuar FBK-ja fillimisht, do të garojë në Ligën e Parë në edicionin e ardhshëm. Në Superligë mbetet Rahoveci 029.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSigal Prishtina, Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi përfunduan me pikë të barabarta edicionin. Dhe FBK-ja njoftoi që renditja bëhet në bazë të bilancit në ndeshjet e ndërsjella të tri skuadrave. Te Vëllaznimi fillimisht ishin të bindur se me fitore në xhiron e fundit ndaj Pejës do të mbeteshin në Superligë. Por fitorja në fund nuk mjaftoi.
Ka pasur shumë paqartësi lidhur me renditjen përfundimtare, nëse në fund të tri skuadrat do të kishin pikë të njëjta. Kësaj i shërbeu edhe FBK-ja duke publikuar njoftimin sqarues vetëm pak orë pa nisur ndeshjet, të zhvilluara të mërkurën.
Dhe te Vëllaznimi bënë ankesë zyrtare të premten, duke pretenduar se renditja duhej të bëhej vetëm në bazë të koshdallimit në ndeshjet e ndërsjella të të tri skuadrave, e jo në bazë të rezultateve në ndeshjet e ndërsjella. Sipas ankesës së Vëllaznimit, Propozicionet e Garave e thonë atë që pretendon ky klub.
Por Komisioni i Ankesave dhe Arbitrazhit (KAA), ka refuzuar ankesën, duke e vlerësuar të pabazuar.
KAA megjithatë ka pranuar se Propozicionet e Garavë krijojnë paqartësi. Dhe në fund për bazë u mor ajo që shkruan në Rregullat Zyrare të Basketbollit, e jo ajo që shkruan në Propozicione të Garave.
“Mënyra se si janë të hartuara këto dy dispozita lë paqartësi lidhur me mënyrën se si vlerësohet radhitja e klubeve kur të njëjtat kanë numrin e njëjtë të pikëve. Nëse merret për bazë interpretimi i ngushtë i bazuar ekskluzivisht në pikën 47.1.4., ashtu si e sugjeron KB Vëllaznimi, atëherë kjo do të krijonte kundërthënie në mes të Propozicioneve të Garave dhe Rregullave Zyrtare të Basketbollit. Nëse kjo qëndron, atëherë sipas vlerësimit të KAA, implikohet neni 5 i Propozicioneve të Garave, i cili thotë në pjesën relevante: Në rast të çfarëdo mospërputhjeje mes këtyre Propozicioneve dhe Rregullave Zyrtare të Basketbollit, këto të fundit do të jenë mbizotëruese dhe këto Propozicione do të ndryshohen përkitazi”, shkruan në arsyetim të vendimit.
KAA në një mënyrë ka konstatuar se Propozicionet e Garave nuk janë në përputhje me Rregullat Zyrtare të Basketbollit. Dhe në fund renditja është bërë sipas Rregullave e jo sipas nenit përkatës të Propozicioneve të Garave.
Vendimit e Arbitrazhit janë definitive sa i takon FBK-së. Kështu që tani Vëllaznimi mund të ankohet vetëm në KAS dhe në gjykatë kompetente.