Një ish-basketbollist amerikan i Rahovecit është dënuar nga FIBA për kurdisje.
Bëhet fjalë për Josh McFolley, që te Rahoveci e nisi karrierën profesioniste. Ai luajti për ekipin tashmë të shuar në edicionin 2019/2020. U paraqit edhe në Ligën Ballkanike dhe ishte prej më të dalluarve. Më pas luajti në Sllovaki, Finlandë dhe Britani të Madhe. Pikërisht për kurdisje në Britani të Madhe është dënuar nga FIBA.
Nuk ka të drejtë loje deri në vitin 2034.
Kurdisjet dyshohet se janë bërë në edicionin 2022/2023 në Britani të Madhe. Janë dënuar pesë lojtarë që ishin në skuadrën Surrey Scorchers.
Dënimet janë dhënë për kurdisje dhe për dështim për të raportuar.