LeBron James nuk e di nëse do ta vazhdojë karrierën në ligën NBA në sezonin e ardhshëm, pas eliminimit të Los Angeles Lakersit nga plejofi.
Lakersin në raundin e parë të plejofit e eliminoi Minnesota Timberwolves.
40-vjeçari është në sezonin e 22-të në basketbollin profesionist, por nuk arriti që ta ndihmojë më shumë skuadrën e tij që u eliminua me rezultatin 4:1.
Ndeshjen e fundit, Minnesota e fitoi me rezultatin 103:96.
Jamesi është koshashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në NBA.
Ai nënshkroi kontratë dyvjeçare me Lakersin në vitin 2024, por do ta shqyrtojë edhe një herë të ardhmen e tij.
Më i miri në fitoren e Minnesotas ishte Rudy Gobert me 27 pikë e 24 kërcime.
Minnesota Timberwolves do të luajë ndaj Golden State Warriorsit apo Houston Rocketsit në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit.