Basketboll

Hellemsi kthehet te Vëllaznimi, dy javë pasi u përjashtua nga klubi hungarez për grushtim të tifozit

Jericole Hellems

Jericole Hellems është kthyer te klubi i basketbollit Vëllaznimi. Amerikani Hellems në fillim të këtij muaji ishte liruar nga klubi hungarez Zalakeramia ZTE pasi goditi me grusht një tifoz në tribuna në ndeshjen kundër Kaposvarit.

Klubi kishte njoftuar se Hellemsit i shkëputet kontrata për gjest josportiv.

“Jericole Hellems po rikthehet në fole, aty ku shkroi histori me ngjyrat kuqezi. Njeriu i cili nuk do shumë prezantim, pasi e njohim të gjithë për aftësitë unike, do të mbrojë përsëri me krenari fanelën e Vëllaznimit tonë. Ku ka më mirë se në shtëpi? E di edhe Hellems i cili refuzoi edhe oferta të tjera nga basketbolli ynë, për t’iu bashkuar familjes së madhe kuqezi. Lojtari së fundmi u paraqit në elitën e basketbollit hungarez, e tash sezonin do ta vazhdojë me ne, duke synuar një tjetër sezon pozitiv”, shkruan në njoftimin e Vëllaznimit.

Hellems është 26-vjeçar, ndërsa ka luajtur edhe në Ekuador, Greqi, Hungari, Mongoli dhe SHBA.