Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Dëshpëron Kosova, mposhtet nga Shqipëria

kosove shqiperi

(Tekst i përditësuar) - Përfaqësuesja e Kosovës ka dëshpëruar me paraqitje dhe me humbjen nga Shqipëria, ka humbur edhe gjasat për të avancuar në raundin e dytë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2029”.

Kosova të enjten mbrëma në palestrën thuajse të zbrazët “Sezai Surroi” në Prizren, u mposht me rezultatin 89:82 nga Shqipëria.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I ka mbetur edhe një ndeshje për ta luajtur në Grupin C. Më 5 korrik, Kosova luan në udhëtim te Sllovakia. Kosova pas tri ndeshjeve të luajtura mbetet e fundit në grup me katër pikë. Grupit i prin Sllovakia me gjashtë pikë në tri ndeshje. Shqipëria është e dyta me pesë pikë.

Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë, ndërsa Kosova shkoi në pushim me epërsi të një pike.

Çereku i parë u mbyll 23:23, ndërsa i dyti 25:24. Rezultati pas pjesës së parë ishte 48:47.

Shkëputja e Shqipërisë u bë në pjesën e dytë. Të dy periudhat e fundit të ndeshjes i fitoi 22:17 dhe 20:17, për triumfin me shtatë pikë dallim.

“Dardanëve” nuk u ndihmoi loja e mirë e Drilon Hajrizit, kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës me Trepçën. Hajrizi i realizoi 19 pikë, ndërsa i pati edhe 15 kërcime e tri asistime. Më së shumti pikë pati Dardan Berisha, 28 gjithsej. Por, ai pati edhe shumë tentime të pasakta. Berisha e mbylli ndeshjen edhe me tri kërcime e dy asistime.

Hajrizi dhe Berisha ishin të vetmit te Kosova me pikë dyshifrore.

Statistikat më të mira te Shqipëria i pati Xhoel Gaxho. Gaxho i shënoi 17 pikë, ndërsa i pati edhe nëntë kërcime e tri asistime.

Në fitore kontribuoi edhe Breein Tyree, me 25 pikë, katër kërcime e tetë asistime.

Kosova ndeshjen e parë të grupit e fitoi ndaj Shqipërisë në Shkodër, me rezultatin 99:84. Por, më 27 shkurt, humbi në Prizren nga Sllovakia favorite e grupit, me rezultatin 89:78.

Kosova shpresonte avancimin në raundin e dytë të parakualifikimeve nëpërmjet vendit të dytë. Por, tashmë është pa gjasa.

Para ndeshjes me Shqipërinë, Kosova i luajti miqësore me Arabinë Saudite. E humbi një ballafaqim 88:74, dhe e fitoi tjetrin 91:71.No description available.


Kosova me epërsi prej një pike ndaj Shqipërisë

Kosova ka shkuar në pushim me epërsi prej një pike ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e parafundit të raundit të parë parakualifikues për “Eurobasket 2029”. 

Pjesa e parë e ndeshjes që po zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, është mbyllur 48:47 në të mirë të basketbollistëve të Kosovës. 

Kjo është ndeshja e dytë mes Kosovës e Shqipërisë. 

Çereku i parë i duelit të së enjtes mbrëma u mbyll 23:23, ndërsa periudha e dytë, 25:24 në të mirë të “Dardanëve”. 

Drilon Hajrizi ishte më efikasi te Kosova në pjesën e parë me 17 pikë e gjashtë kërcime. 

Te Shqipëria, statistikat më të mira i kishte Xhuljan Tola, me shtatë pikë, tri kërcime e një asistim. 

Më 30 nëntor, Kosova fitoi 99:84 ndaj Shqipërisë në Shkodër. 

Më 27 shkurt humbi 89:78 nga Sllovakia në Prizren. 

Vendi i parë në grup e siguron avancimin në raundin e dytë kualifikues, ndërsa gjasa për avancim ka edhe prej pozitës së dytë. 

Kosova i luajti dy miqësore në Stamboll ndaj Arabisë Saudite, para ndeshjeve me Shqipërinë dhe Sllovakinë. 

I humbi të dyja miqësoret, 88:84 dhe 91:71. 

Kosova më 5 korrik e luan ndeshjen e fundit në udhëtim te Sllovakia.