Basketbollistët e Kosovës janë duke pësuar humbje në pjesën e parë nga Sllovakia, në ndeshjen e fundit të raundit të parë parakualifikues për “Eurobasket 2029”.
Pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në “TIPOSBET Arena”, në Spisska Nova Ves të Sllovakisë, u mbyll me rezultatin 50:42.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova është pa gjasa për të avancuar në raundin e dytë të parakualifikimeve.
Nga tri ndeshjet e para të Grupit C e pati një fitore e dy disfata.
Lis Shoshi i kishte statistikat më të mira te Kosova në pjesën e parë, me tetë pikë e dhjetë asistime.
Divine Myles e mbylli pjesën e parë me 10 pikë, një kërcime e dy asistime.
Matus Hronsky te Sllovakia i pati 14 pikë, e tri kërcime.
Kosova mposhtet në Sllovaki, nuk avancon tutje
Basketbollistët e Kosovës e kanë përfunduar me humbje raundin e parë të parakualifikimeve për Eurobasket 2029.
Të dielën pasdite, Kosova pësoi në udhëtim nga Sllovakia me rezultatin 86:83.
Sllovakët ishin në epërs në shumicën e kohës. Por në fund ndeshja u bë dramatike. Drilon Hajrizi shënoi 3:57 para fundit për epërsinë 80:79 të Kosovës. Hajrizi shënoi edhe për 83:81, kurse sllovakët barazuan në 83:83, 44 sekonda para fundit. Në aksionin e radhës i pasaktë ishte Dardan Berisha, ndërsa Dalibor Hlovak shënoi për tri pikë, 11 sekonda para fundit, për 86:83. Pasuan dy gjuajtje të lira të pasakta të Divine Myles dhe kështu fitorja ishte e sllovakëve.
Drilon Hajrizi u dallua te Kosova me 20 pikë, tetë kërcime e katër asistime. Divine Myles i kishte 17 pikë e e katër asistime, por në momente të rëndësishme shfaqi lojë individuale që kushtoi. Lis Shoshi i realizoi nëntë pikë e 13 kërcime, ndërsa Musab Mala i kishte 11 pikë e pesë kërcime. Kapiteni Dardan Berisha realizoi 14 pikë, por kishte shumë gjuajtje të humbura.
Sllovakia e fitoi grupin duke i fituar të gjitha katër ndeshjet dhe avancoi në raundin e dytë të parakualifikimeve. Ndërkohë Kosova e përfundoi garën me një fitore dhe tri humbje. E mposhti Shqipërinë në Shkodër. Më pas humbi në shtëpi nga Sllovakia dhe Shqipëria, ndërsa të dielën humbi edhe në udhëtim nga sllovakët.
Kosova është zhvendosur në raundin e tretë të parakualifikimeve, ku përfaqësueset më të dobëta të raundit të parë parakualifikues e kanë edhe një rast.
Kosova në fakt ka përfunduar vetëm edhe një kampanjë të pasuksesshme. Deri më tani vetëm një herë ka kaluar me sukses cikël kualifikues. Për basketbollistët e Kosovës ngjarjet e mëdha mbeten shumë larg.