Bujar Loci do ta drejtojë klubin e basketbollit, Grapeland, edhe në Superligë për edicionin 2025/2026.
Grapelandi ka arritur marrëveshje me Locin për vazhdimin e kontratës.
Skuadra nga Rahoveci, Grapeland, e drejtuar nga Loci, siguroi për herë të parë në histori kalimin në Superligën e Kosovës në basketboll.
“Kemi kënaqësinë të prezantojmë nënshkrimin e parë dhe më të rëndësishëm të sezonit. Bordi i klubit ka vendosur që të vazhdojë bashkëpunimi me Bujar Locin, njeriun e historisë, njeriun e trofeve. Tashmë ka përfunduar gjithë përbërjen e ekipit i cili besojmë fuqishëm se bashkë me publikun, do t’ia dalë të arrijë synimet e caktuara”, ka shkruar Grapelandi në rrjetet sociale.
Loci është prej trajnerëve me përvojën më të madhe në Kosovë.