Klubi i basketbollit, Peja, është bërë me trajner të ri. Greg Gibson do të jetë trajner i Pejës për edicionin 2025/26. Këtë e ka bërë të ditur klubi pejan të shtunën në rrjetet sociale.
“Me përvojë mbi 25 vjeçare si trajner, Gibson tashmë vjen në Pejë për të sjellur njohuritë dhe aftësitë e tij. KB Peja i uron mirëseardhje në ‘Karagaçi’ trajnerit Gibson”, shkruan Peja.
56-vjeçari Gibson së fundi e drejtoi klubin nga Finlanda, BC Nokia.
Ai ka drejtuar edhe disa skuadra finlandeze si Karhu Kauhajoen, Bisons Loimaa e Kataja Basket.