Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Peja zyrtarizon dy transferime

pj

Klubi i basketbollit Peja ka transferuar dy basketbollistë të mërkurën Altin Morinën dhe Trevor Mooren.

Morina, që në fund të edicionit të kaluar ishte pjesë e Sigal Prishtinës, është vlerësuar lartë nga klubi pejan. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përvoja, karakteri dhe mentaliteti fitues vijnë te KB Peja. Kampion i Kosovës me dy ekipe të ndryshme, gjashtë trofe të fituar, me paraqitje ndërkombëtare, pjesëmarrës në Top 16 të FIBA Europe Cup 2019, Altin Morina do të jetë pjesë e KB Peja për sezonin e ri. Një lider në parket, një fitues i dëshmuar dhe një armë e fortë për trajnerin Michalis Kakiouzis në sezonin 2026/27, Altini do ta mbuloj pozitën e fundorit në klubin tonë”, ka shkruar Peja. 

Morina me Sigal Prishtinën kishte mesatare prej 4.7 pikëve, 2.5 kërcimeve e 1.7 asistimeve për ndeshje. Luajti edhe për Bashkimin.

26-vjeçari Moore ka luajtur për Zlatiborin me mesatare prej 16.7 pikëve, 3.4 kërcimeve dhe 3.1 asistimeve për ndeshje.