Katër xhiro para fundit të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll, gara për të shmangur pozitën e fundit ka mbetur më interesantja.
Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi i Gjakovës janë skuadrat më të rrezikuara për rënie nga Superliga.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy skuadrat i kanë nga 32 pikë në pozitat shtatë e tetë. Këtë edicion skuadra e pozitës së shtatë, përkatësisht të parafundit, nuk luan në plejaut. Nuk luan as në plejof, por mbetet në Superligë. Ndërkohë skuadra e pozitës së fundit, përkatësisht të tetë, bie nga Superliga.
Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi kanë ndeshje shumë të rëndësishme të shtunën, në kuadër të xhiros së 25-të të elitës kosovare të basketbollit.
Fillimisht nga ora 17:00, “vreshtarët” e presin Pejën në “Mizahir Isma”.
Ndërkohë nga ora 19:30, skuadra gjakovare luan në kryeqytet ndaj Borës.
Edhe për Pejën e Borën pikët janë me shumë rëndësi. Sidomos për Pejën, që renditet e pesta në tabelë me 34 pikë. Peja synon pozitë sa më të mirë për plejof, por me humbje eventuale, futet në mesin e skuadrave të rrezikuara.
Sigal Prishtina është e gjashta me 33 pikë, pra vetëm një më shumë se Vëllaznimi e Rahoveci 029 dhe një më pak se Peja.
Golden Eagle Ylli është i katërti me 35 pikë. Bora tashmë ka siguruar plejofin, por synon të mbetet në vendin e tretë, që do t’i jepte avantazhin si vendas në çerekfinale të plejofit. Bora i ka 37 pikë.
Bashkimi është i dyti me 40 pikë, derisa Trepça është e paarritshme në vendin e parë me 45 pikë. Kampionia në fuqi, Trepça, në plejof do të futet nga pozita e parë.
Xhiroja e 25-të vazhdon të dielën me ndeshjen mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Kjo ndeshje, e rëndësishme sidomos për Yllin, zhvillohet në Suharekë nga ora 17:00.
Kjo xhiro mbyllet me ndeshjen e së hënës mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Luhet në Pallatin e Rinisë nga ora 19:30.
Prishtina ka humbur pesë ndeshjet e fundit si nikoqire dhe është në pozitë goxha kritike.
Superliga në basketboll – XXV
E shtunë
Rahoveci 029 – Peja (17:00)
Bora – Vëllaznimi (19:30)
E diel
Golden Eagle Ylli – Trepça (17:00)
E hënë
Sigal Prishtina – Bashkimi (19:30)
1. Trepça 24 45
2. Bashkimi 24 40
3. Bora 24 37
4. G. E. Ylli 24 35
5. Peja 24 34
6. S. Prishtina 24 33
7. Vëllaznimi 24 32
8. Rahoveci 029 24 32