Basketboll

Tifozët e Bashkimit pritet të mblidhen në oborrin e palestrës në Prizren

Vendi ku pritet të mblidhen tifozët e Bashkimit

Vendi ku pritet të mblidhen tifozët e Bashkimit

Bashkimi nuk do ta ketë përkrahjen e tifozëve në ndeshjen e parë finale të plejofit në basketboll ndaj Trepçës, që zhvillohet të dielën prej orës 19:00 në “Sezai Surroi”. Për shkak të incidentit të rëndë në ndeshjen e fundit në Prizren, Bashkimi është dënuar me një ndeshje si vendas pa shikues.

Por tifozët prizrenas pritet të mblidhen në afërsi të palestrës, përkatësisht në oborrin e qendrës sportive.

Bashkimi ka njoftuar se do të vë një ekran gjigant në oborr të palestrës “Sezai Surroi”.

“Pasi që ekipi ynë është i dënuar të luajë ndeshjen e parë finale pa praninë e tifozëve, do të organizojmë transmetimin live të ndeshjes në ekran gjigand para palestrës sportive ‘Sezai Surroi’. Të dielën, në ora 19:00, ftojmë të gjithë qytetarët e Prizrenit të mblidhen dhe ta përjetojnë emocionin e finales së bashku, duke dhënë përkrahjen e tyre me zemër për ekipin tonë”, shkruan në një njoftim të Bashkimit.