Trajneri i skuadrës Los Angeles Lakers, JJ Redick, ka bërë të ditur se i është shkatërruar plotësisht shtëpia në Los Angeles, shkaku i zjarrit që ka kapluar atë vend.
Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe afro 10 mijë shtëpi janë shkatërruar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtëpia e Redickut ishte në zonën më shkatërruese nga zjarri në historinë e këtij qyteti.
“Kam vizituar atë zonë dhe gjithçka është zhdukur. Është shkatërrim i plotë. Gjithçka që kemi pasur me rëndësi për 20 vjet bashkë dhe si prindër për 10 vjet, ka qenë në atë shtëpi. Janë gjëra që nuk mund të zëvendësohen. Nuk e di nësse mund të përgatiteni ndonjëherë për një gjë të tillë”, ka thënë ai.
Ndeshja e Lakersit në shtëpi kundër Charlotte Hornets këtë javë është shtyrë, ndërsa liga NBA e basketbollit, të premten vendosi t’i shtyjë edhe dy ndeshje tjera, të Lakersit e Clippersit.
Redick luajti për 15 sezone në NBA.