Basketboll

Trepça fiton ndeshjen dramatike ndaj Yllit

Trepça

Kampionia në fuqi e Kosovës, Trepça, e ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Golden Eagle Yllit me rezultatin, 67:65.

Ndeshja u zhvillua në palestrën “Minatori” në Mitrovicë dhe i takoi xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll.

Trepça arriti që të kthehet te fitorja, pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Bashkimi.

Për skuadrën nga Mitrovica ishte fitorja e dytë këtë edicion. Ka edhe dy humbje.

Ylli ka një fitore dhe tri humbje.

Mustapha Amzil ishte më efikasi te Trepça. Kishte nëntë pikë dhe dhjetë kërcime.

Lojë të mirë pati edhe Ja'cori Payne me 18 pikë, tri kërcime dhe katër asistime.

Tek Ylli u dallua Trevon Allen me 24 pikë, dy kërcime dhe një asistim.