Basketboll

Turqia në gjysmëfinale, “triple-double” nga Shengun

Turqia

Turqia është gjysmëfinalistja e parë e Eurobasketit.

Në çerekfinale, të martën pasdite në Riga të Letonisë, Turqia fitoi 91:77 ndaj Polonisë.

Alperen Shengun shkëlqeu sërish te Turqia. Ai realizoi “triple-double” prej 19 pikëve, 12 kërcimeve e 10 asistimeve. 

Shengun është bërë më i riu në histori të Eurobasketit që ka realizuar dyshifror të trefishtë.

Basketbollisti i gjatë 211 centimetra është 23-vjeçar.

Kenan Sipahi e ndihmoi fitoren e Turqisë me 11 pikë e katër asistime. Erxhan Osmani i realizoi 10 pikë, pesë kërcime e tri asistime.

10 pikë i kishte edhe Cedi Osman, ndërsa nga 13 i shënuan Shane Larkin e Sehmus Hazer.