Golden Eagle Ylli ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Pejën me rezultat 93:82.
Më meritori për këtë triumf ishte Tyreek Smith me 22 pikë. Po aq pikë pati edhe Daquan Bracey te mysafirët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e dytë e çerekfinales së plejofit zhvillohet në Pejë në mesjavën e ardhshme, ndërsa ndeshja e tretë eventuale, sërish në Suharekë. Çerekfinalja zhvillohet deri në dy ndeshje të fituara.
Fituesi i çerekfinales do të përballet me Trepçën në gjysmëfinale.