Golden Eagle Ylli ishte klubi sportiv që përfitoi më së shumti në vitin 2025 nga Ligji për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Plot 1 milion e 242 mijë euro ishin të hyrat e Yllit nga sponsorizimet gjatë vitit të kaluar. Pas Yllit qëndron klubi i basketbollit Trepça me 1 milion e 239 mijë euro. E pas Trepçës, Sigal Prishtina me 1 milion e 210 mijë e 100 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa Trepça po shquhet me organizim e suksese, Ylli assesi të gjejë formën e rezultatet. Ndonëse ka ekipin prej më të shtrenjtëve në Superligë, e po ashtu trajnerin ndoshta më të paguar në Superligën e basketbollit, Ylli po dështon t’iu afrohet rezultateve të synuara.
Të premten humbi nga Rahoveci, që vlerësohet se ka buxhet shumë, shumë herë më të vogël.
Rahoveci fitoi me rezultat 75:69 në palestrën e tij.
Ylli është vetëm i pesti në tabelë me bilanc prej tetë fitore e plot 13 humbje.
Ka ndërruar shumë lojtarë të huaj e po ashtu tre trajnerë. Por sukseset po i mungojnë. Të paktën deri më tani, buxheti prej 1,2 milionë euro nuk ka kryer shumë punë.
Të hyrat nga sponsorizimet në fakt janë para që duhet të përfundojnë në buxhetin e shtetit, por që ligji mundëson që të përfundojnë në klube sportive. Dhe me këto para klubet ndajnë paga që në raste kalojnë edhe 10 mijë euro në muaj.