Rezultatet e zbehta kanë bërë që Golden Eagle Ylli dhe trajneri Fotis Takianos të ndajnë rrugët.
Klubi suharekas i basketbollit të hënën njoftoi për përfundim të bashkëpunimit me teknikun grek.
Takianos në Kosovë ka drejtuar edhe Bashkimin e Rahovecin, ndërsa ka karrierë të gjatë në Greqi.
Ylli në fundjavë pësoi në shtëpi nga Bora me rezultat 78:70.
Ka vetëm një fitore e pesë disfata në Superligë.