Ish-selektori i Kosovës, Rami Hadar, është emëruar trajner te klubi i basketbollit, Golden Eagle Ylli.
Klubi nga Suhareka ka njoftuar të shtunën se Hadar do ta drejtojë skuadrën për dy vjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rami Hadar, trajneri i ri i Golden Eagle Yllit. Golden Eagle Ylli ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes dyvjeçare me trajnerin Rami Hadar”, shkruhet në njoftimin e Yllit.
Hadar së fundi ishte trajner i skuadrës izraelite, Hapoel Be'er Sheva.
59-vjeçari ishte selektor i Kosovës nga viti 2023 deri në vitin 2024.
Hadar në elitën e basketbollit kosovar e ka drejtuar më herët edhe Pejën.
Ai ka qenë trajner edhe i disa skuadrave si Maccabi Tel Aviv, Hapoel Afula e Maccabi Haifa.