12 shtete të NATO-s pritet të shpenzojnë më shumë se 50 miliardë dollarë në 10 vjetët e ardhshme për raketa me rreze të gjatë, për të mbrojtur Evropën.
Projekti i njohur si “Goditja e thellë precize” pritet të diskutohet më vonë të mërkurën në samitin që NATO-ja po e mban në Ankara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE planifikuar si një prej mbrojtjeve më të forta të NATO-s, këto armë kanë mundësi që të godasin caqet deri 300 kilometra larg.
Sipas kryeministrit të dorëhequr britanik, Keir Starmer, iniciativa “do të ndihmojë evropianët të mbajnë NATO-n e sigurt edhe për vite të tëra”.
Ky projekt nuk pritet të finalizohet deri në vitin 20230.
Në qershor, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, pati njoftuar se SHBA-ja do të rishikojë praninë e forcave amerikane në Evropë.
Presidenti Donald Trump e ka përsëritur disa herë se dëshiron që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë deri 5 për qind të bruto produktit të brendshëm në mbrojtje dhe siguri deri më 2035.