Të paktën 131 persona kanë humbur jetën e janë raportuar mbi 500 raste të dyshuara në shpërthimin e Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi të martën, transmeton agjencia AP.
“513 raste të dyshuara dhe 131 të vdekur janë regjistruar në zonat e prekura”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Samuel Roger Kamba. “Hetimet kanë nisur për të përcaktuar nëse këto vdekje janë të lidhura me sëmundjen”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur të dielën shpërthimin e Ebolas si emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar.
Autoritetet shëndetësore kanë thënë se shpërthimi aktual, i konfirmuar për herë të parë të premten, është shkaktuar nga virusi Bundibugyo, një variant i rrallë i sëmundjes Ebola për të cilën nuk ka as terapi të miratuar e as vaksina.
Janë regjistruar raste me Ebola edhe në Uganda.
Ebola mund të jetë duke u përhapur më shpejt se që ishte menduar, thotë OBSH-ja
Një shpërthim i Ebolas, që ka shkaktuar vdekjen e të paktën 131 personave në Republikën Demokratike të Kongos, mund të jetë duke u përhapur më shpejt se që ishte menduar fillimisht, ka paralajmëruar një përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Doktoresha Anne Ancia i ka thënë BBC-së se sa më shumë që agjencia po heton, aq më tepër po bëhet e qartë se rastet janë shpërndarë edhe në zonat tjera.
Zyrtarët kanë thënë se më tepër se 513 raste të dyshuara janë regjistruar në Republikën Demokratike të Kongos deri të martën, ndërsa një person ka vdekur në Ugandën fqinje.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, që e ka shpallur këtë shpërthim një emergjencë ndërkombëtare javën e kaluar, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar lidhur me shkallën dhe shpejtësinë e epidemisë”.
Ka frikë se shpërthimi mund të ketë nisur për disa javë, para se të zbulohej rasti i parë më 24 prill.
-
Ebola mund të jetë duke u përhapur më shpejt se që ishte menduar, thotë OBSH-ja
-
Të paktën 100 vdekje të raportuara nga shpërthimi i Ebolës në Afrikë
-
Vlerësohet “alarmante” situata me përhapjen e Ebolës në Kongo
-
OBSH-ja paralajmëron për përkeqësim të situatës me Ebola
-
Ebola po përhapet me shpejtësi në Kongo, rreziku ngrihet në nivel “shumë të lartë”