Të paktën 16 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një fabrikë tekstili në Bangladesh, raportoi të mërkurën BBC-ja.
Autoritetet në këtë vend kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet.
16 trupat e gjetur janë djegur plotësisht është thënë nga shërbimi zjarrfikës.
Sipas autoriteteve, zjarri që shpërtheu në fabrikë rreth mesditës, u shua pas tre orësh.
Zjarret e mëdha janë relativisht të zakonshme në Bangladesh, shpesh për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe infrastrukturës së dobët. Qindra njerëz janë vrarë në zjarre vitet e fundit.