Botë

24 të vdekur në Marok pas përmbysjes së një minibusi

Njëzet e katër persona kanë vdekur në Marok pasi minibusi me të cilin po udhëtonin u rrëzua nga një përroskë në një zonë malore, thonë autoritetet.

Autobusi po çonte njerëzit në treg në Marokun qendror, kur u përmbys në një kthesë, thonë mediat lokale.

Nuk dihet shkaku i aksidentit në rrugën për në qytetin Demnate, rrëzë maleve të Atlasit.

Raportohet të jetë një nga aksidentet më vdekjeprurëse në vend.

“Të gjithë pasagjerët kanë vdekur”, citohet nga agjencia e lajmeve AFP, të ketë thënë Youssef Makhloufi, drejtor i spitalit Demnate, për transmetuesin publik maroken 2M.

Dy gra dhe një fëmijë ishin në mesin e viktimave.

Në vitin 2020, mesatarisht tetë njerëz në ditë vdisnin në rrugët e Marokut, sipas Forumit Ndërkombëtar të Transportit.