Botë

63 të vdekur nga një aksident zinxhiror trafiku në Ugandë

Ugande

Foto: Associated Press

Gjashtëdhjetë e tre persona kanë vdekur pasi disa automjete u përplasën në një autostradë kryesore në Ugandë, ka njoftuar policia të mërkurën.

Një autobusë devijoi në një përpjekje për të shmangur një përplasje, por gjatë këtij procesi shkaktoi një përplasje tjetër në të cilin automjetet e tjera humbën kontrollin duke shkaktuar aksident zinxhiror, raporton BBC.

Shumë të tjerë janë lënduar, ka njoftuar policia. Një hetim është nisur.

Të lënduarit janë dërguar në spital në qytetin perëndimor të Kiryandongo.

Autostrada midis kryeqytetit Kampala në jug dhe qytetit verior të Gulu është një nga më të ngarkuarat në vend.

Pas përplasjes, policia u ka bërë thirrje shoferëve të shmangin "parakalimet e rrezikshme dhe të pakujdesshme".

VIDEO: