Botë

71 të vdekur në një aksident trafiku në Afganistan

Aksident Afganistan

Të paktën 71 persona kanë humbur jetën të martën mbrëma në një aksident trafiku në provincën Herat, në perëndim të Afganistanit, raporton agjencia “Reuters”. 

Në mesin e viktimave janë 17 fëmijë. Një autobus me migrantë të deportuar u përfshi nga zjarri pasi u përplas me një kamion dhe një motoçikletë, ka thënë zëdhënësi i qeverisë rajonale Ahmadullah Muttaqi. 

Ai ka shpërndarë një video në rrjete sociale. 

“Zjarrfikësit arritën shpejt, por për fat të keq, nuk arritën t’i shpëtojnë viktimat”, tha Muttaqi.