Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aeroplani ushtarak amerikan F-35 bën ulje emergjente, dyshohet se u dëmtua nga zjarri iranian

F-35

Një avion luftarak amerikan F-35 bëri ulje emergjente në një bazë ajrore amerikane në Lindjen e Mesme, pasi u godit nga ajo që besohet të ketë qenë zjarr iranian, kanë thënë dy burimeve të njohura me çështjen, raporton CNN.

Kapiteni Tim Hawkins, zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA-së, tha se avioni “i padukshëm” i gjeneratës së pestë  po “fluturonte në një mision luftarak mbi Iran” kur u detyrua të bënte një ulje emergjente. Hawkins tha se avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe incidenti po hetohet. 0

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Avioni u ul në mënyrë të sigurt, dhe piloti është në gjendje stabile”, shtoi Hawkins. “Ky incident po hetohet”. 

Nëse konfirmohet, atëherë do të ishte hera e parë që Irani ka goditur një avion amerikan në luftën e nisur në fund të shkurtit. Si SHBA ashtu edhe Izraeli po përdorin F-35 në këtë konflikt; avion që kushton mbi 100 milionë dollarë.

Ulja emergjente vjen ndërkohë që zyrtarë të lartë amerikanë vazhdojnë të pretendojnë sukses të gjerë në fushatën kundër Iranit. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha të enjten në mëngjes se SHBA-ja “po fiton në mënyrë vendimtare” dhe se mbrojtja ajrore e Iranit është “sheshuar”.
 

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

Trumpi kërcënon ta shkatërrojë fushën më të madhe të gazit në botë që ndodhet në Iran

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të “shkatërrojë masivisht” fushën më të madhe të...