Liderët e Alternativës për Gjermaninë (AfD) kanë deklaruar se do të ndërmarrin veprime ligjore kundër klasifikimit të partisë si ekstremiste nga Agjencia e inteligjencës, duke e përshkruar vendimin si një “goditje të madhe ndaj demokracisë në Gjermani”, ka raportuar “The Guardian”.
“AfD-ja po diskreditohet publikisht dhe po kriminalizohet pak para ndryshimit të qeverisë”, thuhet në deklaratën e liderëve të partisë, Alice Weidel dhe Tino Chrupalla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Partia do të vazhdojë të mbrojë vetën ligjërisht kundër këtyre deklaratave shpifëse që rrezikojnë demokracinë”, shtuan ata.
Gjatë ditës së sotme, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani, siç quhet agjencia e inteligjencës së brendshme e këtij vendi, ka njoftuar se ka vendosur ta shpallë partinë e djathtë “Alternative für Deutschland” (AfD) si një “organizatë të konfirmuar ekstremiste të djathtë”, si pasojë e parimeve të partisë kundër emigrantëve dhe refugjatëve.