Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër të vdekur nga aksidenti në Belgjikë, në mesin e tyre dy fëmijë

Shiriti i policisë - Policia - Aksident

Foto: Ilustrim

(Lajm i përditësuar) - Dy fëmijë dhe dy të rritur kanë humbur jetën pas një përplasjeje mes një treni dhe një minibusi shkolle në Buggenhout në Belgjikë.

Ministri belg i mobilitetit, Jean-Luc Crucke, tha se mendimet e tij janë me viktimat dhe konfirmoi raportimet se barrierat e një kalimi hekurudhor kishin qenë të ulura në momentin e aksidentit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Minibusi po transportonte shtatë fëmijë, një shofer dhe një shoqërues në momentin e përplasjes.

Zëdhënësja e policisë federale, An Berger, tha se autobusi ishte rrugës për në një shkollë të arsimit special dhe se shumica e fëmijëve ishin nxënës të shkollës së mesme. Ajo shtoi se aksidenti ndodhi pak pas orës 08:00 sipas kohës lokale.

Sipas saj, shoferi i minibasit po lëvizte në një rrugë paralele me hekurudhën dhe më pas ishte kthyer majtas në kalimin hekurudhor, ndërkohë që barrierat ishin tashmë të ulura.

Në atë moment, një tren po kalonte nëpër Buggenhout dhe u përplas me mjetin.

Disa të vdekur nga aksidenti në Belgjikë, treni godet një autobus shkolle

Një tren dhe një autobus i shkollës dyshohet se janë përplasur në qytetin belg Buggenhout gjatë mëngjesit të së martës, duke lënë të vdekur disa persona, raportoi Reuters.

Numri i viktimave e edhe i personave të përfshirë në aksident nuk është bërë i ditur. 

Për rastin ka njoftuar ministri i Brendshëm, Bernard Quintin.

"Me hidhërim të madh, mësova për aksidentin tragjik në Buggenhout, ku një autobus shkolle u përplas nga një tren. Mendimet e mia shkojnë me viktimat dhe të dashurit e tyre. U uroj të lënduarve shumë forcë", shkroi ministri në një postim në X.