Kryeministri australian, Anthony Albanese, ka propozuar të hënën ligje më të ashpra kombëtare për armët pas sulmit masiv në Sidnei të dielën, që la të paktën 16 të vdekur.
Udhëheqësit e qeverisë federale dhe shtetërore kanë rënë dakord të rishikojnë menjëherë ligjet kombëtare tashmë të ashpra për kontrollin e armëve pas sulmit masiv me armë zjarri, që kishte për shënjestër një festë hebraike në plazhin Bondi të Sidneit, duke lënë të paktën 15 persona të vdekur.
Veprimi do të përfshijë rinegocimin e marrëveshjes historike kombëtare për armët e zjarrit që praktikisht ndaloi pushkët me zjarr të shpejtë pasi një person i armatosur vrau 35 persona në Tasmani në vitin 1996, duke e nxitur vendin të vepronte, kanë thënë nëntë udhëheqësit në një deklaratë pas një takimi urgjent.
Dhuna shpërtheu në fund të një dite vere kur mijëra njerëz ishin dyndur në plazhin Bondi, një ikonë e jetës kulturore të Australisë.
Sulmi ka nxitur thellim të tensioneve diplomatike mes Australisë dhe Izraelit, pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka akuzuar Albanesen se nuk ka bërë sa duhet kundër antisemitizmit.