Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Amerikani që u zhduk në Hungari, gjendet rrugëve të Damaskut

Travis Pete Timmerman

Një shtetas amerikan i cili ishte zhdukur në Hungari në fillim të këtij viti, është gjetur tani në Siri.

Travis Pete Timmerman, 29 vjeç, është gjetur nga banorët teksa po endej këmbëzbathur në një lagje të Damaskut, raportoi CNN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai u është prezantuar banorëve shkurt kur ka hasur në ta.

“Emri im është Travis”, u ka thënë ai duke shtuar se është nga SHBA-ja.

Timmerman është nga Missouri. Pasi ishte zhdukur, një lajmërim ishte dhënë për të nga policia hungareze në qershor.

Nuk dihet se si ka arritur në Siri, ose nëse ka qenë i burgosur pasi ka hyrë aty.