Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, ka thënë se mund të ketë bisedime midis Iranit dhe SHBA-së së shpejti në Pakistan.
"Mendoj se mund të ketë bisedime këtë fundjavë në Islamabad", ka thënë Grossi për gazetën italiane Corriere della Sera, pa dhënë hollësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti amerikan, Donald Trump, pretendon ditëve të fundit se SHBA-ja është duke zhvilluar bisedime me Iranin për fundin e armiqësive. Mirëpo Teherani zyrtar e mohon këtë, madje të mërkurën, një zyrtar iranian ka thënë se Trumpi është duke biseduar me vetveten.
Ndërkohë të martën vonë është publikuar një plan 15-pikësh i SHBA-së për fundin e luftës me Iranin, të cilin siç ka raportuar Pakistani, e ka marrë tashmë Teherani.