SHBA-ja i ka dërguar Iranit një plan 15-pikësh për t’i dhënë fund luftës, siç ka shkruar “Reuters”. “New York Times” ka shkruar se plani është dërguar nëpërmjet Pakistanit. Është e paqartë nëse Izraeli është i përfshirë në propozim, apo Irani do ta pranojë si bazë për negociata.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pretenduar se po bëhen negociata për t’i dhënë fund luftës e se Teherani është pajtuar që të mos ketë kurrë armë bërthamore. Ai u ka thënë gazetarëve se “e kemi fituar luftën”. Madje ka thënë se Teherani i ka dhënë një dhuratë që lidhet me naftën dhe gazin, duke përfshirë Ngushticën e Hormuzit, pa ofruar detaje të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeklarata u dha vetëm një ditë pasi Irani mohoi kontaktet me SHBA-në dhe i quajti lajme të rreme pretendimet e Trumpit e “përpjekje për të manipuluar” tregjet.
Është raportuar po ashtu se Trumpi ka miratuar dislokimin e më shumë se 1000 ushtarëve.
Garda Revolucionare e Iranit në anën tjetër ka nisur sulme të reja mbi Izraelin dhe bazat amerikane në Kuvejt, Jordan e Bahrejn.
Pas publikimit për planin, në bursa ndërkombëtare ka nisur rënia e çmimit të naftës. Pas publikimit për planin, në bursa ndërkombëtare ka nisur rënia e çmimit të naftës. Çmimi ka rënë për gati 6 për qind në nën 100 dollarë amerikanë për fuçi.
Irani i thotë Trumpit se po negocion me vetveten
Zëdhënësi i komandës kryesore ushtarake të Iranit, duke iu referuar SHBA-së ka thënë se “superfuqia globale e vetëshpallur po e quan humbjen e saj, marrëveshje”.
Duke mos e përmendur me emër presidentin amerikan Donald Trump, ka pyetur nëse “ka arritur niveli i konfliktit të brendshëm deri në atë pikë sa po negocioni me vetveten”.
“Ju nuk do t’i shihni më as investimet tuaja në rajon dhe as çmimet e mëparshme të energjisë dhe naftës, derisa të kuptoni se stabiliteti në rajon garantohet nga dora e fuqishme forcave tona të armatosura. Stabiliteti vjen përmes forcës”, tha Ebrahim Zolfaghari. “Dikush si ne nuk do të pajtohet kurrë me dikë si ju. As tani, as ndonjëherë”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dorëzuar Iranit një plan 15-pikësh për t’i dhënë fund luftës, raportoi The New York Times.
Sipas mediave ndërkombëtare, plani i është dorëzuar nëpërmjet Pakistanit, i cili më parë ka ofruar që të organizonte bisedime paqeje midis shteteve që janë në luftë.
Irani vazhdon sulmet ndaj vendeve të Gjirit
Edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, pretendon se negociatat produktive për t'i dhënë fund luftës ishin duke vazhduar me Teheranin zyrtar, bombardimet e pamëshirshme të Iranit ndaj shteteve të Gjirit vazhduan.
Kuvajti dhe Bahreini janë goditur të dyja me sulme të cilat kanë shkaktuar dëme, të martën në mbrëmje dhe deri në mëngjesin e së mërkurës, raporton The Guardian.
Një zjarr ka shpërthyer në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit pasi një dron goditi një rezervuar karburanti, duke e ndaluar përsëri udhëtimin ajror.
Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje, por raportet fillestare thonë se dëmi ishte "i kufizuar".
Sirena ajrore u dëgjuan mbi Bahrein të mërkurën, ndërsa më shumë raketa dhe dronë iranianë po drejtoheshin drejt tyre. Të martën, një shtetas maroken, i cili ishte punëtor me kontratë për Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), u vra në një sulm me dron në Bahrein dhe pesë anëtarë të ministrisë së Mbrojtjes së EBA-s u plagosën gjithashtu në sulm.
Arabia Saudite ka njoftuar se kishte kapur gjithashtu të paktën katër dronë gjatë natës.
Shtetet e Gjirit ishin përpjekur shumë shumë për të parandaluar Trumpin që të shpallte luftë në Iran dhe ka një zhgënjim në rritje, si ndaj SHBA-së ashtu edhe ndaj Iranit, ndërsa zgjidhja e konfliktit po zvarritet.