Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, do të marrë pjesë në takimin në Washington në drejtimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të diskutuar planet për Gazën pas luftës, raportoi BBC.
Në takim do të jetë edhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, ku do të diskutohet edhe për rritjen e ndihmës në territorin palestinez.
I dërguari për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka thënë se SHBA-ja po bën një plan “shumë gjithëpërfshirës” që të zbatohet menjëherë pas konfliktit.
Takimi vjen pasi ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët se evakuimi nga qyteti i Gazës është “i pashmangshëm”, teksa forcat e saj përgatiten për okupim.
Tanket izraelite janë futur në një zonë të re të qytetit palestinez brenda natës, duke shkatërruar shtëpi dhe duke larguar banorë.