Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë të ditur të enjten se ka filluar procesin e pyetjes së vendeve anëtare nëse duan të vendosin sanksione ndaj disa ministrave izraelitë.
Sipas tij, sanksionet synohet ndaj atyre ministrave që kanë lëshuar mesazhe urrejtje ndaj palestinezëve, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam nisur procedurën për të pyetur shtetet anëtare nëse e konsiderojnë të përshtatshme përfshirjen në listën tonë të sanksioneve disa ministra izraelitë të cilët kanë lëshuar mesazhe të papranueshme urrejtjeje kundër palestinezëve dhe kanë propozuar gjëra që bien në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, u ka thënë ai gazetarëve përpara një takimi me ministrat e Punëve të jashtme të BE-së në Bruksel.
Borrelli nuk ka përmendur se për cilët ministra izraelitë bëhet fjalë.