Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka deklaruar të hënën se vendi i tij ishte në dijeni se po zhvilloheshin bisedime midis SHBA-së dhe Iranit.
Ai gjithashtu ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të shohë uljen e tensioneve dhe një fund të konfliktit "sa më shpejt të jetë e mundur".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Për këtë qëllim, unë mirëpres bisedimet e raportuara midis SHBA-së dhe Iranit", ka shtuar ai.
Starmer ka vazhduar duke thënë se "një marrëveshje e negociuar" duhet të vendosë "kushte të vështira për Iranin, veçanërisht në lidhje me armët bërthamore".
Deklarata e Starmerit vjen pak pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se po zhvilloheshin bisedime me Iranin për fundin e armiqësive dhe se kishte përparim.