Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Cilat armëpushime janë në fuqi në Lindjen e Mesme?

Hormuzi

Përkundër tensioneve të vazhdueshme, në Lindjen e Mesme janë aktive dy armëpushime.

SHBA/Izrael-Iran

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Së fundmi, Irani e mbylli prapë Ngushticën e Hormuzit si kundërpërgjigje ndaj bllokadave amerikane. Por këto dy shtete janë në armëpushim që nisi më 8 prill. Marrëveshja ishte paraparë të zgjasë 14 ditë. Pra do të përfundojë më 22 prill.

Presidenti amerikan, Donald Trump, pati thënë se marrëveshja u arrit me kushtin që kjo ngushticë të rihapej.

Irani dhe Pakistani, që ndërmjetësoi bisedimet mes dy shteteve, ka thënë se aty përfshihej edhe Libani – por kjo u refuzua nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Liban-Izrael

Në Lindjen e Mesme është edhe një armëpushim tjetër aktiv. SHBA-ja shpalli një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit më 16 prill. Ajo u pranua nga palët. Armëpushimi vlen për 10 ditë.

Trumpi i ka kërkuar Hezbollahut, grup militant i mbështetur nga Irani në Liban, që ta zbatojë armëpushimin.

E kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se ushtria e shtetit të tij do të qëndrojë në zonën e stacionuar brenda Libanit jugor, pavarësisht armëpushimit.

Për shkak të tensioneve të vazhdueshme është e paqartë se çka do të ndodhë në momentet e përfundimit të armëpushimeve.