Botë

Danimarka do t’ua ndalojë nxënësve përdorimin e telefonave celularë në shkollë

telefona

Foto: Alamy

Danimarka nuk do t’i lejojë nxënësit të marrin telefonatat e mençur në shkolla pas rekomandimit të marrë nga komisioni qeveritar, shkruan “The Guardian”. 

Qeveria e Danimarkës ka thënë se do të ndryshohet legjislacioni në fuqi për të detyruar gjithë fëmijët nga mosha 7 deri në moshën 16-17 vjeç që të mos i sjellin telefonat në shkollë. 

Është një ndryshim, pasi Qeveria daneze më herët kishte refuzuar të miratonte një ligj të tillë. 

Qeveritë nëpër Evropë po mundohen të vendosin rregulla më strikte për qasjen e fëmijëve në telefona dhe rrjete sociale. 

Komisioni danez i mirëqenies ishte krijuar nga kryeministrja, Mette Frederiksen, në vitin 2023 për të hetuar rritjen e pakënaqësisë në mesin e fëmijëve dhe të rinjve. 

Raporti i publikuar të martën, ka ngre alarmin për digjitalizimin e jetëve të fëmijëve dhe të rinjve dhe ka bërë thirrje për një balancë më të mirë mes jetës digjitale dhe analoge. Në mesin e 35 rekomandimeve ishte edhe nevoja që qeveria të miratonte një ligj që ndalon telefonat në shkolla dhe në klubet pas shkollës. 

Ministri i Edukimit, Mattias Tesfaye, ka thënë për “Politiken” se “telefonat celularë dhe tabletat nuk kanë vend në shkollë”. 

Ai ka thënë se qeveria po përgatit amendamente ligjore. 

Komisioni kishte zbuluar se 94 për qind e të rinjve krijojnë një llogari në rrjete sociale pa i mbushur 13 vjet – ndonëse kjo është mosha minimale për shumë platforma të rrjeteve sociale – dhe fëmijët e moshave 9-14 vjeç kalojnë mesatarisht tri orë në ditë në TikTok dhe YouTube. 

Komisioni ka thënë se kjo rrit rrezikun e ekspozimit ndaj materialeve të papërshtatshme dhe po ashtu largon vëmendjen nga gjërat esenciale të fëmijërisë, si aktivitetet fizike e po ashtu kalimi i kohës me shoqërinë, familjen. Si dhe ul interesimin për lexim. 

Një raport në Francës po ashtu kishte dalë me rekomandim se fëmijët nuk duhet të lejohen të përdorin telefonat celularë para moshës 13-vjeçare. 

Franca, që ka ndaluar përdorimin e telefonave për nxënësit e shkollave fillore qysh në vitin 2018, është duke testuar një “pauzë digjitale” për fëmijët deri në moshën 15-vjeçare, ku ata dorëzojnë telefonat me të arritur në shkollë. 

Norvegjia së fundi ka vendosur një limit strikt për përdorim të rrjeteve sociale, duke vendosur moshën minimale në 15 vjet.