Departamenti amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim global duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë në mbarë botën, e veçanërisht në Lindjen e Mesme, që të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë e ka publikuar paralajmërimin ku është thënë se amerikanët që ndodhen jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet dhe paralajmërimet e sigurisë të lëshuara nga ambasadat dhe konsullatat më të afërta të SHBA-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet paralajmërojnë gjithashtu për mundësi të mbylljes periodike të hapësirave ajrore, gjë që mund të shkaktojë ndërprerje dhe vonesa në udhëtime.
Në komunikatë theksohet se objektet diplomatike amerikane janë vënë në shënjestër, jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në rajone të tjera të botës.
“Objektet diplomatike të SHBA-së, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, janë shënjestruar. Grupet mbështetëse të Iranit mund të shënjestrojnë interesa të tjera të SHBA-së jashtë vendit ose vende të lidhura me Shtetet e Bashkuara e amerikanët në të gjithë botën”, thuhet në njoftim.
Departamenti i Shtetit u bën thirrje qytetarëve amerikanë të regjistrohen në sistemin e njoftimeve për siguri dhe të ndjekin kanalet zyrtare për përditësimet më të fundit.