Tri shpërthime janë dëgjuar në qytetin portual të Iranit, Bandar Abbas, transmeton “CNN”.
Nuk janë bërë të ditura ende shkaqet e shpërthimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një deklaratë të shkurtër nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit, për mediumet lokale, është thënë se do të njoftohen më vonë për shkaqet e shpërthimeve.
Agjencia iraniane “Fars”, duke cituar dëshmitarë, tha se janë dëgjuar tinguj shpërthimesh, por tha se vendndodhja e burimi i saktë nuk është i qartë.
Po ashtu janë dëgjuar shpërthime edhe në Sirisk dhe Jask.
Më herët forcat e armatosura të Iranit raportuan për shkatërrimin e një droni armiqësor në zonën e Gjirit Persik.
Bandar Abbas në jug të Iranit, është vend i një baze kyçe detare dhe ajrore iraniane, ndërsa është vend strategjik përgjatë Ngushticës së Hormuzit.